Ndërlidhjet

logo-print

Ukraina pranon 17 miliardë dollarë nga FMN-ja


Ilustrim

Ilustrim

Ukraina e ka pranuar këstin e parë prej 17 miliardë dollarësh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Banka Kombëtare e Ukrainës ka njoftuar se paratë kanë arritur ditën e martë.

Një miliardë nga këto do të vendosen për rezervat valutore derisa të tjerat në dretim të bugjetit të Ukrainës.

Kredia dy vjeçare për Ukrainën është miratuar më 30 prill.

Thesari i Ukrainës është thaujse bosh pas rrëzimit të presidentit Viktor Yanukovych.

Ukraina ka borgje të mëdha dhe po përballet me një situatë të vështirë ekonomike.

Kryetari i Bankës Kombëtare Stepan Kubin, ka theksuar se kësti i parë është një sinjal pozitiv për investitorët e huaj dhe sipërmarrësit vendorë.
XS
SM
MD
LG