Ndërlidhjet

Fillon shpërngulja e rebelëve nga qyteti Homs i Sirisë


Ilustrim

Ilustrim

Qindra rebelë sirianë kanë filluar të evakuohen nga bastionet e tyre në qytetin lindor Homs, në kuadër të marrëveshjes për armëpushim, të nënshkruar gjatë javës së kaluar me qeverinë.

Guvernatori i qytetit Homs Talala Barazi, ka njoftuar se rebelët kanë hipur në autobusa dhe janë larguar sot nga Homsi në drejtim të qyteteve Talbiseh dhe al-Dar al-Kariba.

Përfaqësuesit e rebelëve kanë njoftuar se rreth 1 mijë e 200 luftëtarë do ta lëshojnë qytetin gjatë ditës së sotme.

Rebelët kanë qëndruar në lagjet kryesore të qytetit Homs të rrethuar nga forcat qeveritare siriane, për më shumë se një vit.
XS
SM
MD
LG