Ndërlidhjet

Kirgizia shtyn vendimin për t’iu bashkuar Unionit Doganorë


Ilustrim

Ilustrim

Kryeministri i Kirgizisë Joomart Otorbaev, ka bërë me dije se qeveria e tij ka kërkuar që të shtyhet vendimi që ky vend ti bashkohet Unionit Doganorë që udhëhiqet nga Rusia.

Teksa ka folur para gazetarëbve në Bishkek, Ottorbaev ka theksuar se një delegacion kirgiz po qëndron në Rusi për të biseduar me zyrtarët e atjeshëm, për mundësinë e shtyerjes së vendimit.

Infrastruktura sipas tij, nuk është gati që Kirgizia ti bashkohet Unionit Doganorë.

Harta rrugore sipas tij, do të përcaktohet nga qeveria dhe më pas do ti nënshtrohet një debati publik.

Otrobaev ka theksuar se sapo harta rrugore të jetë gati dhe të miratohet nga populli kirgiz, ai plan do të dërgohet për miratim tek Rusia, Kazakistani dhe Bjellorusia.
XS
SM
MD
LG