Ndërlidhjet

Moldavia e shqetësuar me situatën në Ukrainë


Ilustrim

Ilustrim

Zëvendëskryeministri i Moldavisë Eugen Carpov, është takuar me një zyrtarë të lartë amerikan të sigurisë kombëtare në Uashington, një ditë pasi që Moldavia i ka vënë në alarm forcat e saj kufitare, për shkak të shqetësimeve në lidhje me krizën në shtetin e tyre fqinj, Ukrainën.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Carpov është takuar me drejtoren e Këshillit Kombëtar të SHBA-ve Tara Leweing.

Pas përfundimit te takimit, nuk janë dhënë detaje për rrjedhen e bisdeës mes tyre.
Por, para takimit, Carpov ka thënë se Moldavia është e shqetësuar në lidhje me ngjarjet në Ukrainën lindore.

Zyrtarët e NATO-s kanë paralajmëruar se rajoni seperatist i Transdniesterit në Moldavi ku janë të stacionuar rreth 1 mijë e 500 trupa ruse, mund të jetë shënjestër e Rusisë në të ardhmen.
XS
SM
MD
LG