Ndërlidhjet

Tajlanda cakton kryeministrin e ri


Ilustrim

Ilustrim

Tajlanda e ka emëruar kryeministrin e ri pasi që Gjykata Kushtetuese e këtij vendi e ka shkarkuar sot paradite kryeministren Yingluck Shinawatra për shkak se ka marrë vendim sipas të cilit, ajo e ka abuzuar pushtetin.

Kryeministër i ri është caktuar zëvendëskryeministri i deritashëm Niwatthamrong Boonsongpaisan dhe atë deri në formimin e qeverisë së re.

Gjykata ka vendosur që kryeministrja e ka shkelur pushtetin me veprimet e saj për ta transferuar shefin e Këshillit të Sigurimit Kombëtar në një post tjetër në vitin 2011.

Kryeministrja i ka thënë gjykatës se ajo nuk ka pasur përfitime personale nga ky tranferim.

Yingluck qe gjashtë muaj po përballet me protesta në Bankok, protestues të cilët kanë për qëllim rrëzimin e qeverisë.
XS
SM
MD
LG