Ndërlidhjet

logo-print

Polonia e nderon liderin veteran të tatarëve


Mustafa Dzhemilev

Mustafa Dzhemilev

Çmimi vjetor për solidaritet që për herë të parë e ndan shteti i Polonisë, do ti ndahet liderit veteran të tatarëve në Krime, Mustafa Dzhemilev.

Ministri i jashtëm polak Radoslav Sikorski, ka njoftuar sot se presidenti Bronislav Komorovski do ta bëjë dorëzimin e çmimit tek Dzhemilev, gjatë një ceremonie të veçantë që pritet të mbahet në qershor.

Sikorski ka thënë se Dzhemilev ka luftuar për të drejtat e njeriut që nga periudha e Bashkimit Sovjetik, dhe i njëjti ka kaluar pothaujse një dekadë në burgjet sovjetike, gjatë përpjekjeve të tij për ti mbrojtur të drejtat e popullit të tij.

Dzhemilev është i njohur për mbështetjen që ia ka dhënë integritetit territorial të Ukrainës.

Çmimi vjetor për solidaritet është themeluar në janar të këtij viti, në vitin kur do të shënohet 25 vjetori i zgjedhjeve të 1989-tes, zgjedhje që cilat zgjodhen qeverinë e parë demokratike në Poloni, pas Luftës së Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG