Ndërlidhjet

Presidenti afgan viziton familjet e prekura nga rrëshqitja e dheut


Ilustrim
Ilustrim
Presidenti afgan Hamid Karzai, i ka vizituar sot familjet e prekura nga rrëshqitja e dheut në fshatin Ab-Barik në verilindje të vendit, ku si rezultat i rrëshqitjes së dheut, kanë vdekur qindra persona e qindra të tjerë janë zhdukur.

Karzai sipas një deklarate të lëshuar, është zotuar se do t’iu ofrojnë ndihma të prekurve nga fatkeqësia.

Ai u zotua gjithashtu se do të ndërtohen shtëpi për ata që i kanë humbur ato gjatë katastrofës natyrore.

Si rezultat i shembjes së dheut, afro 400 viktima janë gjetur deri më tani derisa mbi 2 mijë e 500 konsiderohen ende të zhdukur.

Rreth 700 familje janë shpërngulur nga fshati ku ka ndodhur katastrofa.
XS
SM
MD
LG