Ndërlidhjet

Bjellorusia ia ndalon hyrjen një aktivisti suedez


Ilustrim
Ilustrim
Aktivisti suedez për të drejtat e njeriut Martin Uglu, nuk është lejuar sot që të hyjë në Bjellorusi.

Uglu është udhëheqës i grupit “Ostgruppen” që merret me të drejtat e njeriut, një grup i cili në vazhdimësi e ka kundërshtuar mbajtjen e Kampionatit Botëror të Hokejit në Minsk, për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut nga autoritetet bjelloruse.

Uglu është ndaluar në aeroportin ndëërkombëtar të Bjellorusisë nga rojet kufitare.

Rojet kufitare ia kanë bërë me dije se për të hyrja në Bjellorusi është e ndaluar dhe se për hapat e mëtutjeshëm, ata kanë thënë se do të konsultohen me eprorët e tyre.

Nuk janë dhënë më shumë detaje rreth këtij rasti.

Afro 20 aktivistë opozitarë në Bjellorusi janë dërguar në burg për tu mbajtur atje nga 15 deri në 20 ditë.
XS
SM
MD
LG