Ndërlidhjet

logo-print

Kryesuesi i OSBE-së kërkon dialog për t'i dhënë fund dhunës


Didier Bhurkalter dhe Vladimir Putin

Didier Bhurkalter dhe Vladimir Putin

Presidenti i Zvicrës Didier Burkhalter njëherëzi kryeuesi aktual i OSBE-së, e ka theksuar sot rëndësinë e nisjes së dialogu me qëllim që ti jipet fund gjakderdhjes në Ukrainë.

Këtë e ka theksuar Bhurkalter gjatë takimit që e ka zhvilluar me presidentin rus Vladimit Putin.

Burkhalter ka arritur sot në Moskë.

Burkhalter e Putin kanë dhënë komente para se të hyjnë në një takim tjetër të përbashkët.

Putin ka theksuar se është i përgatitur që të diskutoj me qëllim që të dilet nga kriza në Ukrainë.

“Unë e di që ju i keni propozimet tuaja për të dalë nga kriza por edhe qëndrimi ynë është i njohur”, i ka thënë Putini kryesuesit të OSBE-së.

Vizita e Bhurkalter në Ukrainë vjen në kohën kur është shtuar dhuna në Ukrainë
XS
SM
MD
LG