Ndërlidhjet

Bomba vret nëntë anëtarë të një familje në Afganistan


Ilustrim
Ilustrim
Një bombë që ka shpërthyer në një rrugë në Afganistanin perëndimor, ka lënë të vdekur nëntë anëtarë të një familjeje.

Familja po udhëtonte në provincën Heratit derisa eksplozivi ka shpërthyer në makinën e tyre

“Nëntë anëtarë të një familje duke përfshirë dy gra, pesë fëmijë dhe dy burra, mbetën të vdekur në vend”, i ka thënë agjencisë AFP, shefi i qarkut, Homeed Noori.

Dy persona të tjerë, sipas tij, kanë mbetur të plagosur.
XS
SM
MD
LG