Ndërlidhjet

Nigeria ofron shpërblim për gjetjen e vajzave të rrëmbyera


Militantë të Boko Haramit
Militantë të Boko Haramit
Policia e Nigerisë ka ofruar 300,000 dollarë shpërblim për këdo që mund të ndihmojë në gjetjen dhe shpëtimin e më shumë se 200 vajzave të rrëmbyera në Nigeri.

Ato janë kidnapuar më shumë se tri javë më parë nga grupi militant islamik, Boko Haram, në qytetin Çibok.

Njëmbëdhjetë vajza të tjera janë rrëmbyer po ashtu të dielën.

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar një ekip ekspertësh për të ndihmuar në kërkimin e tyre.
XS
SM
MD
LG