Ndërlidhjet

Hoxhaj në konferencën ministrore të BE-së në Greqi


Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka udhëtuar të mërkurën për një vizitë zyrtare në Greqi, me ftesë të presidencës greke të BE-së, ku do të marrë pjesë në Konferencën Ministrore ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

"Gjatë qëndrimit në Greqi, ministri Hoxhaj do të marrë pjesë në aktivitete të shumta në kuadër të kësaj konference, e cila organizohet me rastin e 10-vjetorit të Samitit të Selanikut, ku do të marrin pjesë edhe ministrat e jashtëm të shteteve të BE-së si dhe përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian", thuhet në njoftimin e MPj-së.

Hoxhaj po ashtu do të takohet me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm grek, Evangelos Venizelos, si dhe me homologë dhe përfaqësues të lartë të vendeve të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor.
XS
SM
MD
LG