Ndërlidhjet

Opozita siriane kërkon armë nga SHBA-ja


Ahmad Jarba - foto arkivi

Ahmad Jarba - foto arkivi

Udhëheqësi i opozitës siriane, Ahmad Jarba, u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që t’iu japin forcave të tij "armët e nevojshme për të mposhtur ushtrinë e mirarmatosur të regjimit".

“Forcat opozitare duhet të kenë armë të mjaftueshme për t’i përballuar këto sulme ajrore”, ka thënë Jarba në një institut amerikan, gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Uashington.

Dy ditë më parë, Qeveria e Shteteve të Bashkuara i ka dhënë miratimin opozitës së moderuar siriane që të hapë misionin e saj diplomatik në Uashington.

Këshilli Opozitar Sirian, deri më tash, ka qenë i përfaqësuar nga një zyrë ndërlidhëse joformale.
XS
SM
MD
LG