Ndërlidhjet

SHBA: S’ka prova të tërheqjes ruse nga kufiri me Ukrainën


Ilustrim

Ilustrim

Shtëpia e Bardhë ka thënë se “nuk ka prova” se Rusia ka tërhequr trupat e saj nga kufiri me Ukrainën.

Komentet nga zëdhënësi Josh Earnest vijnë pak orë pasi presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se vendi i tij ka tërhequr trupat nga kufiri.

Earnest ka thënë se Shtëpia e Bardhë do ta mirëpriste një tërheqje “kuptimplote dhe transparente” po qe se do të ndodhte.

Putini po ashtu u ka bërë thirrje separatistëve në lindje të Ukrainës që të shtyjnë referendumin për pavarësi, të planifikuar për të dielën.

Earnest ka thënë se SHBA-ja beson se referendumi duhet të anulohet dhe jo të shtyhet.

Rusia ka pasur rreth 40,000 trupa të pozicionuara në kufi me Ukrainën gjatë disa javëve të kaluara.
XS
SM
MD
LG