Ndërlidhjet

Takimet e Putinit dominohen nga kriza në Ukrainë


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Kremlini ka njoftuar se kriza në Ukrainë dhe “sigura kolektive” do të jenë në fokus të bisedimeve të sotme në Moskë midis presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe presidentëve të Armenisë, Bjellorusisë, Kirgizisë dhe Taxhikistanit.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se këta të fundit do të mbajnë edhe takime të ndara me Putinin, për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe.

Bisedimet vijnë një ditë pasi Putini u ka bërë thirrje separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës që të shtyjnë referendumet për vetëvendosje, të parapara për 11 maj.

Shtëpia e Bardhë është përgjigjur duke thënë se referendumet duhet të anulohen dhe jo të shtyhen.
XS
SM
MD
LG