Ndërlidhjet

Britania dërgon forca speciale në Nigeri


Pjesëtarë të Boko Haramit

Pjesëtarë të Boko Haramit

Britania do të dërgojë një ekip të vogël ekspertësh në Nigeri “sa më parë që të jetë e mundur” për të ndihmuar autoritetet e atjeshme në gjetjen e 276 vajzave të rrëmbyera nga grupi militant islamik, Boko Haram.

Gazeta Times raporton sot se ekipi do të përfshijë oficerë nga forcat speciale të Britanisë.

Vajzat janë rrëmbyer më shumë se tre javë më parë dhe Boko Haram është zotuar se do t’i shesë ato.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka thënë se kidnapimet duhet ta mobilizojnë botën për të bërë diçka kundër “organizatës së tmerrshme”.
XS
SM
MD
LG