Ndërlidhjet

Avokatët kundërshtojnë dënimin me vdekje për Tsarnaevin


Ilustrim

Ilustrim

Avokatët e autorit të dyshuar të sulmeve në Maratonën e Bostonit, Dzhokhar Tsarnaev, kanë thënë se deklaratat e tij, të bëra për autoritetet në spital, menjëherë pas arrestimit, duhet të hidhen poshtë, për shkak se janë shkelur të drejtat e tij kushtetuese.

Avokatët kanë argumentuar se Tsarnaev është marrë në pyetje në mënyrë të parregullt për më shumë se 36 orë, derisa ka qenë duke u shëruar nga plagë të rënda.

Ata po ashtu kanë kërkuar nga një gjykatës federal që në rastin e Tsarnaevit të shpallë jokushtetues dënimin me vdekje, pasi shteti Masaçusets nuk e lejon atë.

Prokurorët kanë kërkuar dënim me vdekje për Tsarnaevin nëse ai shpallet fajtor për vrasjen e tre personave dhe plagosjen e mbi 260 të tjerëve gjatë Maratonës së Bostonit më 2013.

Vëllai i madh i Tsarnaevit, po ashtu i dyshuar për sulmet, është vrarë në konfrontim me policinë.
XS
SM
MD
LG