Ndërlidhjet

logo-print

Burns diskuton për Ukrainën me autoritetet kazake


Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, William Burns.

Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, William Burns.

Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, William Burns, arrin sot në Astana të Kazakistanit.

Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar se Burns do të diskutojë disa çështje dypalëshe dhe rajonale me autoritetet kazake, përfshirë krizën në Ukrainë, zhvillimet në Afganistan dhe anëtarësimin e Kazakistanit në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Burns po ashtu planifikon të takojë udhëheqësit e organizatave joqeveritare dhe civile në Astana.
XS
SM
MD
LG