Ndërlidhjet

Arrestohet pronari i anijes së mbytur në Korenë J.


Kore Jugore
Kore Jugore
Prokurorët në Korenë e Jugut kanë arrestuar kreun e kompanisë që ka pasur në pronësi anijen, e cila është mbytur muajin e kaluar.

Mbi 300 persona kanë humbur jetën në tragjedinë e 16 prillit.

Shefi ekzekutiv i kompanisë Chonghaejin, Kim Han-sik, 72 vjeç, është dërguar në paraburgim sot në mëngjes.

Prokurorët thonë se ai mund të përballet me akuzat për vrasje me paramendim dhe shkelje të ligjit detar.

“U kërkoj falje viktimave dhe familjeve”, ka thënë Kim pas arrestimit të tij.
XS
SM
MD
LG