Ndërlidhjet

Zgjedhjet mbahen më 8 qershor


Atifete Jahjaga
Atifete Jahjaga
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shpallur 8 qershorin si ditën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Ky njoftim pason shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës, një ditë më parë, për shkak të dështimit për të votuar themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Pakicat kombëtare kushtëzuan votimin për këtë Forcë me zgjatjen e mandateve të rezervuara në Parlament, kushtëzim ky i cili u kundërshtua nga disa parti politike në opozitë.

Kjo ishte hera e dytë që institucionet e Kosovës nuk arritën të përmbyllin mandatin katër vjeçar. Mandatin e kaluar, Kuvendi pati shkarkuar qeverinë dhe më pas ishte shpërndarë, duke e dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme.
XS
SM
MD
LG