Ndërlidhjet

Sulmi vret së paku 8 ushtarë pakistanezë


Pakistan
Pakistan
Një bombë në anë të rrugës ka vrarë së paku tetë ushtarë pakistanezë dhe ka plagosur disa të tjerë në rajonin e trazuar të Vaziristanit Verior.

Përgjegjësinë për shpërthimin nuk e ka marrë asnjë grup, por rajoni është bastion i talibanëve pakistanezë.

Zyrtarët ushtarakë kanë thënë se kanë nisur një operacion në zonë, pas sulmit.

Ushtria e Pakistanit është duke luftuar militantët islamikë në shtatë qarqe fisnore të vendit për më shumë se dhjetë vjet.
XS
SM
MD
LG