Ndërlidhjet

Policia pakistaneze ndalon një agjent të FBI-së


Policia pakistaneze është duke e marrë në pyetje një agjet amerikan të FBI-së, pasi ai ishte arrestuar në aeroportin e Karaçit, sepse po mbante municion me vete dhe po provonte të hipte në një aeroplan civil.

Departamenti i Shtetit Amerikan ka konfirmuar arrestimin e një punëtori të FBI-së, duke thënë se ai ishte në "detyrë të përkohshme" për t'i asistuar Ambasadës Amerikane në Pakistan.

Zyrtarët e SHBA-se thanë se ky agjent ishte duke marrë pjesë në një program anti-korrupsion.

Policia pakistaneze tha më 7 maj se ata nuk kanë pranuar ndonjë evidencë të shkruar, që ai njeri ka punuar për Ambasadën Amerikane në Pakistan.

Ata thanë se ai arriti në Karaçi më 5 maj, dhe do të të hipte në fluturimin për në Islamabad.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Amerikan, Jen Psaki tha se Uashingtoni është duke u koordinuar me autoritetet pakistaneze për të rregulluar këtë çështje.
XS
SM
MD
LG