Ndërlidhjet

Rasmussen: Rusia nuk ka tërhequr trupat


Anders Fogh Rasmussen

Anders Fogh Rasmussen

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen tha përsëri se Aleanca ende nuk ka vërejtur tërheqjen e forcave ruse nga kufiri i Ukrainës, siç kishte thënë presidenti Vladimir Putin.

Rasmussen, duke folur në Varshavë, pas një takimi me kryeministrin e Polonisë, Donald Tusk, tha se "deri tani nuk kemi parë ndonjë indikacion që ata janë duke i tërhequr prapa trupat e tyre".

Rasmussen e dha këtë deklaratë pase ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se ai ka një "sy të verbër" që nuk është duke e vërejtur tërheqjen.

Rasmussen tha: "Unë kam një largpamësi shumë të mirë".

Kryeministri polak shtoi se "ne duhet të kemi qasje shumë të kujdesshme ndaj deklaratës së Putinit".

Putin tha më 7 maj se disa nga 40 mijë trupat e parashikuar të qëndrojnë në kufirin me Ukrainën, janë kthyer në bazat e tyre.

Shtëpia e Bardhë dhe NATO kishin thënë se nuk kanë vërejtur ndonjë tërheqje.
XS
SM
MD
LG