Ndërlidhjet

Donjeck: Referendumi mbahet më 11 maj


Donjeck...
Donjeck...
Liderët separatistë pro-rusë në Donjeck thonë se do mbajnë referendumin për vetëvendosje më 11 maj, pa marrë parasysh thirrjet e presidentit rus Vladimir Putin, për t'i shtyrë ato.

Një "komitet i koordinuar" i të vetë-shpallurës "Republikës së Popullit të Donjeckut", tha pas një takimi në një ndërtesë të uzurpuar të qeverisë ukrainase në qytetin e Donjeckut më 8 maj, se do të mbajë një votim për t'u shkëputur nga Ukraina më 11 maj.

Denis Pushilin, i vetëshpallur lider i Donjeckutm tha se "referendumi do të mbahet më 11 maj".

Putin tha më 7 maj në Moskë se lëvizjet separatiste në Donjeck dhe Luhansk duhet të shtyjnë mbajtjen e referendumeve të tilla.

Ende nuk ka ndonjë lajm prej zyrtarëve në Luhansk, se a do të vazhdojnë me planin për të mbajtur një referendum të tillë, duke kërkuar autonomi nga Kievi.
XS
SM
MD
LG