Ndërlidhjet

logo-print

Vdekjet gjatë shtatzënisë shënojnë rënie për 45%


Ilustrim

Ilustrim

Sipas shifrave të reja, vdekjet gjatë shtatzënisë kanë shënuar 45% rënie që nga viti 1990.

Statistikat, e lëshuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë , gjithashtu kanë dhënë fakte të reja për shkaqet se pse gratë vdesin gjatë shtatzënisë ose lindjes.

OBSH thotë se shumica e vdekjeve janë të parandalueshme, duke theksuar nevojën për më shumë investime në kujdesin shtatzënisë .

Në vitin 1990 , më shumë se gjysmë milioni gra vdiqën gjatë shtatzënisë ose lindjes. Deri në vitin 2013 shifra ishte 289,000.

Por, OBSH thotë se shifra vazhdon të jetë ende shumë e lartë - me 33 vdekje në mbarë botën çdo orë.

Hendeku mes vendeve të pasura dhe të varfra është i gjerë . Në Afrikën nën-Sahariane , një vajzë 15 vjeçare ka një në 40 rrezikun për të vdekur gjatë shtatzënisë ose lindjes. Në Evropë, rreziku është një në 3,300.

OBSH thotë se studimi nxjerr në pah nevojën që në vendet e varfra të investohet më shumë në kujdesin shëndetësor.

Por, ka edhe dëshmi se në disa vende të pasura, si Shtetet e Bashkuara, vdekshmëria e grave shtatzëna është në rritje, thonë ekspertët e shëndetit .

Më shumë se një në katër vdekje gjatë shtatzënisë është shkaktuar nga para-kushtet ekzistuese të cilat komplikojnë shtatzëninë, si diabeti, HIV/AIDS, malaria dhe mbipesha.
XS
SM
MD
LG