Ndërlidhjet

Kirgizi-Taxhikistan: Argumenti kthehet në betejë të gurëve


Shitorja, të cilës iu vu zjarri në fshatin Jaka-Oruk
Shitorja, të cilës iu vu zjarri në fshatin Jaka-Oruk
Të pakët 30 persona raportohet të jenë lënduar nga përleshjet mes fshatarëve përgjatë kufirit të Kirgizisë dhe Taxhikistanit.

Dhuna filloi në mbrëmjen e së mërkurës, kur një argument mes banorëve të fshatit kirgiz Kok-Tash dhe atij taxhik Vorukh, u kthye në një betejë të gurëve.

Një veturës iu vë zjarri.

Rojet e kufirit dhe policia nga të dy shtetet shitu zjarr nëpër hapësirë, për të shpërndarë turmën.

Në të njëjtën kohë, persona të identifikuar si qytetarë të Taxhikistanit, dogjën një shitore në fshatin Jaka-Oruk, rreth 30 kilometra nga Kok-Tash.

Rruga që lidh të dy shtetet është mbyllur nga banorët e të dy anëve për pjesën më të madhe të këtij viti për shkak të tensioneve në këtë rajon.
XS
SM
MD
LG