Ndërlidhjet

Rusia ka filluar testimin e disa raketave balistike gjatë stërvitjeve në pjesët perëndimore dhe veriore të vendit, të mbikëqyrura nga presidenti Vladimir Putin.

Zyrtarët e mbrojtjes rusë thanë të mërkurën se ushtria kishte qëlluar një raketë Topol ndërkontinentale balistike nga një vend i provave në Plesetsk dhe disa raketa me rreze të shkurtër nga nëndetëset në veri të Rusisë dhe të flotës në Oqeanin Paqësor.

Së bashku me Putinin, ushtrimet ishin shikuar nga presidentët e Bjellorusisë, Armenisë, Taxhikistanit dhe Kirgizisë, të cilit ishin në vizitë.

Putin tha se ky testim është planifikuar që nga muaji nëntor, dhe iu tha të pranishmëve që Rusia ka kapacitet të mbrojtjes shumë të fuqishëm dhe janë në "alarm të vazhdueshëm".
XS
SM
MD
LG