Ndërlidhjet

logo-print

Përmirësohet gjendja e ujit të pijshëm në mbarë botën


Proporcioni i popullsisë globale që nuk kanë akses në ujë të sigurt të pijes, ka pësuar rënie drastike gjatë dy dekadave të fundit, por ky përparim shpeshherë i ka anashkaluar të varfrit,bëri të ditur Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Në një raport mbi përpjekjet për përmirësimin e ujit të pijshëm dhe kanalizimeve, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe UNICEF-i, thanë se 89 për qind e popullsisë së botës kanë pasur qasje në furnizimin e përmirësuar me ujë në fund të vitit 2012, deri 13 për qind më shumë se në dy dekada më parë.

Sigurimi i ujit të pijshëm dhe kanalizimeve është baza e luftës kundër sëmundjeve si kolera, diarreja, dizenteria, hepatiti A dhe tifoidi.

Por, pa marrë parasysh përparimin, 748 milionë njerëz, shumica e tyre nga Afrika nën-Sahariane, ende përdorin ujë të papërmirësuar.

Sipas studimit, pjesa më e madhe e njerëzve që nuk kanë qasje në ujë të sigurtë të pijes, jetojnë në zonat rurale.
XS
SM
MD
LG