Ndërlidhjet

Hague viziton Gjeorgjinë, tregon mbështetje


 Maia Panjikidze dhe William Hague
Maia Panjikidze dhe William Hague
Sekretari i Jashtëm britanik William Hague mbërriti në Gjeorgji më 8 maj për atë që ai e përshkroi si "mbështetje të qartë" për ofertën e Gjeorgjisë për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Duke arritur në Tbilisi, pas vizitave në Moldavi dhe Ukrainë, Hague foli për "mbështetjen britanike për ambiciet euro-atlantike të Gjeorgjisë", pas takimeve me kryeministrin gjeorgjian Irakli Garibashvili dhe ministren e Jashtme Maia Panjikidze.

Panjikidze nënvizoi rëndësinë e vizitës së Hague para "nënshkrimit të marrëveshjes së asociimit Gjeorgi-BE, në këtë qershor."

Panjikidze e përshkroi si vetëm "një ide", një propozim që ministri i Mbrojtjes së Gjeorgjisë Irakli Alsania ka bërë gjatë një vizite në Uashington, në lidhje me ripozicionimin e "kapaciteteve të mbrojtjes" të NATO-s në Gjeorgji.

Por, ajo tha se "do të ketë diskutimet dhe bisedat për këtë çështje, por asgjë konkrete nuk është propozuar ende, dhe asnjë vendim nuk është bërë."
XS
SM
MD
LG