Ndërlidhjet

Egjipti zbulon varrin faraonik të "ministrit të Jashtëm"


Varri i një zyrtari të faraonik, roli i të cilit ishte i ngjashëm me atë të një ministri të Jashtëm, është gjetur në Egjipt.

Këtë e bëri të ditur ministri i Antikave, Mohammed Ibrahimi, të enjten.

Varri, i zbuluar nga arkeologët e Universitetit Kajros në zonën arkeologjike në jug të piramidave të Gizës, i përkiste një njeriu të quajtur Paser, i cili ishte kreu i arkivave të ushtrisë dhe i dërguari mbretëror në vende të huaja, tha ministria.

Varri, mendohet se daton nga dinastisa e lashtë e Egjiptit, që mbretëronte në shekullin e njëmbëdhjetë dhe dymbëdhjetë para Krishtit.
XS
SM
MD
LG