Ndërlidhjet

logo-print

Burns: Do të rrisim presionin ndaj Rusisë


William Burns

William Burns

Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, William Burns është në Kazakistan për takime me presidentin Nursultan Nazarbaev dhe zyrtarë të tjerë.

Burns dhe Nazarbaev diskutuan mbi ofertën e 8 majit të Kazakistanit për t'u bashkuar me Organizatën Botërore të Tregtisë dhe gjithashtu për gjendjen në Afganistan dhe Ukrainë.

Lidhur me Ukrainën, Burns tha se Shtetet e Bashkuara nuk janë të interesuara për ndonjë konfrontim me Rusinë, por ai shtoi se "për sa kohë që Rusia vazhdon këtë rrugë të rrezikshme dhe të papërgjegjshme,do të vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë ndërkombëtarë për të rritur presionin".

Nazarbaev rikujtoi se ishte takuar me presidentin e SHBA-ve, Barak Obama, në mars në Hagë dhe diskutuan për "situatën bashkëkohore globale."

Burns arriti në Kazakistan pasi vizitoi Uzbekistanin për bisedime me zyrtarët atje.
XS
SM
MD
LG