Ndërlidhjet

Pakistani liron agjentin e FBI-së


Pakistani liroi me kusht një agjent të FBI-së të enjten. Zyrtarët thanë se kjo lëvizje u bë më së shumti për të parandaluar që situata të mos eskalojë në një zënkë diplomatike.

Shtetasi amerikan u arrestua pasi autoritetet e aeroportit e zunë që kishte me vete municion dhe tri thika, derisa po nisej në një fluturim për në Islamabad.

Departamenti i Shtetit Amerikan ka konfirmuar arrestimin e një punëtori të FBI-së, duke thënë se ai ishte në "detyrë të përkohshme" për t'i asistuar Ambasadës Amerikane në Pakistan. Zyrtarët e SHBA-se thanë se ky agjent ishte duke marrë pjesë në një program anti-korrupsion.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Amerikan, Jen Psaki tha se Uashingtoni është duke u koordinuar me autoritetet pakistaneze për të rregulluar këtë çështje. Ajo nuk e identifikoi këtë person.
XS
SM
MD
LG