Ndërlidhjet

Një çift dhe gjashtë fëmijë u vranë në Argjentinë


Një çift dhe gjashtë fëmijë u vranë në një zjarr në Argjentinë. Hetuesit dyshojnë se shkaktari mund të ketë qenë ish- partneri i gruas.

Gruaja , 38 vjeçare dhe burri 31 , kishin një fëmijë së bashku . Pesë të tjerët u lindën nga ish- partneri i gruas , tha shefi i zjarrfikësve , Hugo Santillan . Fëmijët ishin të moshës katër deri 13 vjeçe.

Familja jetonte në një shtëpi njëdhomëshe , të rrënuar dhe pa dritare , në Merlo , rajon periferi të kryeqytetit , Buenos Aires.

Dera kishte qenë e mbyllur dhe zjarrfikësit u deshën ta shembin një pjesë të një muri në përpjekje për ta shpëtuar këtë familje.

"Tre vetë vdiqën në vendin e ngjarjes dhe të tjerët në spital ku ... Përpjekjet mjekësore ishin të pasuksesshme", tha Santillan.

" Policia absolutisht nuk e ka përjashtuar asnjë hipotezë dhe ekspertët janë duke u përpjekur të përcaktojnë nëse (zjarri ) ishte i qëllimshëm ", tha Ricardo Giacomino, nga zyra e kryetarit Merlos.

Autoritetet bënë të ditur se ish - partneri i të ndjerës, u arrestua kohët e fundit për abuzim në familje.
XS
SM
MD
LG