Ndërlidhjet

Kenia suspendon 52 zyrtarë për shkak të alkoolit


Ilustrim

Ilustrim

Kenia ka suspenduar 52 zyrtarë të qeverisë pas vdekjes së 100 njerëzve nga pijet alkoolike të pasuruara me metanol, tha Ministri i Brendshëm Joseph Ole Lenku të enjten në Nairobi.

Vdekjet kanë ndodhur që nga e diela në gjashtë qarqe në qendër dhe lindje të vendit.

Zyrtarët e pezulluar përfshijnë shefin e fushatës kombëtare kundër abuzimit të drogës, kreun e agjencisë anti-falsifikim të qeverisë, zyrtarë të zbulimit, zëvendës komisionerët e qarkut dhe komandantët e policisë.

Qeveria ka mbyllur një fabrikë të një kompanie të pirjeve alkoolike e quajtur Comrade Limited, tha ministri.

"Ne jemi të vetëdijshëm se disa nga zyrtarët tanë po bashkëpunojnë me këta kriminelë, dhe do të ndërmerren masa," u zotua ai.

Shumë pijeve alkoolike të konsumuara në Kenia iu shtohet në mënyrë të paligjshme alkool industrial për t'i bërë ato më të forta.
XS
SM
MD
LG