Ndërlidhjet

Rusia i kërkon Ukrainës parapagim për gaz


Rusia ka urdhëruar Ukrainën për të bërë parapagesa për furnizimet e gazit për të gjitha dërgesat e ardhshme, për shkak të faturave të papaguara të Ukrainës që kanë arritur totalin e disa miliardë dollarëve.

Ministri i Energjisë, Aleksandr Novak tha më 8 maj se "Rusia ka futur një regjim të parapagesës për furnizimet me gaz në Ukrainë", duke filluar nga 1 qershori, pasi Ukraina humbi afatin e 7 majit për të paguar borxhin e gazit në vlerë prej 3 miliardë e 500 milionë dollarëve.

Ukraina thotë që do ta paguajë borxhin, por Kievi kundërshton çmimin e ri të kompanisë së gazit Gazprom.

Sipas akuzave të Ukrainës, në mars, pasi ish-presidenti ukrainas Viktor Yanukovych u rrëzua, Gazprom ngriti çmimin për gazin nga 285 dollarë për 1,000 metra kub në 485 dollarë.
XS
SM
MD
LG