Ndërlidhjet

logo-print

Vriten nëntë ushtarë pakistanezë


Ilustrim

Ilustrim

Një bombë që ka eksploduar në skaj të rrugës ka lënë të vdekur të pakten nëntë ushtarë pakistanezë si dhe ka plagosur disa të tjerë, në një rajon jo shumë stabil fisnor, që gjendet në afërsi me kufirin afgan.

Bomba ka shpërthyer të enjten teksa konvoji ushtarak po shkonte në fshatin Gulamkhan, në Viziristanin verior.

Ashkush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë.

Por, zona ku ka ngjarë shpërthimi, është një bastion i talebanëve pakistanezë.

Zyrtarët ushtarak kanë bërë me dije se menjëherë pas sulmit, i kanë filluar kërkimet për të gjetur fajtorët e sulmit i cili vjen dy javë pasi që ka përfunduar armëpushimi mes talebanëve dhe qeverisë.

Ushtria pakistaneze ka luftuar kundër militantëve islamik në shtatë zona fisnore, për më shumë se dhjetë vite.

Afro 6 mijë e 800 persona janë vrarë gjatë kësaj dhune vetëm nga viti 2007.
XS
SM
MD
LG