Ndërlidhjet

Ukraina shton masat e sigurisë për festën e 9 Majit


U.d. i kryeministrit të Ukrainës, Arseni Yatsenyuk

U.d. i kryeministrit të Ukrainës, Arseni Yatsenyuk

Ukraina i ka shtuar masat e sigurisë me rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Fitorës.

Ushtruesi i detyrës së kryeministrit të Ukrainës Arseni Yatsenyuk, ka shfaqur dyshimin se presidenti rus mund ta ketë planifikuar një formë të “luftimit” me qëllim që ta diskreditoj Kievin, pikërisht më 9 maj, kur edhe shënohet 69 vjetori i dorëzimit të Gjermanisë Naziste te forcat aleate në Evropë.

Yatsenyuk i ka bërë këto komente pasi që seperatistët pro-rusë në Donetsk e Luhansk në Ukrainën lindore, kanë thënë se pavarësisht thirrjes së Putinit për ta shtyer mbajtjen e referendumit, ata do ta mbajnë referendumin më 11 maj.

Zëdhënësi i Putinit tha se Kremlini ka nevojë për më shumë informacione rreth këtij vemdimi, para se te dal me ndonjë qëndrim tjetër.

Një zëdhënës i shefes për politikë të jashtme të BE-së Catherine Ashton, ka theksuar se referendumi nuk duhet të mbahet as më 11 maj por as me ndonjë datë tjetër.

Zëvendës sekretari amerikan i shtetit William Burns, ka thënë se Rusia po ecë “drejt një rruge të rrezikshme dhe të papërgjegjshme”.
XS
SM
MD
LG