Ndërlidhjet

SHBA-ja rinisë hetimin për shpërthimin në Bengazi të Libisë


Ilustrim
Ilustrim
Dhoma e përfaqësuesve amerikanë ka votuar pro hapjes së një hetimi të ri, në lidhje me sulmet e vitit 2012, mbi objektet amerikane në Bengazi të Libisë.

Militantët e armatosur kishin sulmuar objektet diplomatike të Shteteve të Bashkuara në Bengazi më 11 shtator të vitit 2012, duke lënë të vdekur ambasadorin amerikan Christopher Stevans dhe tre amerikanë të tjerë.

Republikanët në SHBA e kanë akuzuar presidentin Obama se nuk ka bërë sa duhet për të zbardhur këtë rast.

Ata kanë theksuar se administrata më vonë edhe e ka shtrembëruar ngjarjen në përpjekje për ta mbrojtur imazhin e presidentit Barak Obama.

Administrata Obama në anën tjetër kanë thënë se janë munduar që ti paraqesin në publik informacionet që kishin në dispozicion, në kohën kur stafet diplomatike nga SHBA-ja kishin qenë duke u përballur me demonstrata në të gjithë botën myslimane, pas një video të publikuar ku ishte i përfshirë edhe profeti Muhamed.
XS
SM
MD
LG