Ndërlidhjet

Protestuesit tajlandezë japin ultimatum


Ilustrim

Ilustrim

Mijëra protestues kanë marshuar në kryeqytetin e Tajlandës duke theksuar se rrëzimi i kryeministres me një vendim të gjykatës, nuk është i mjaftueshëm.

Protestuesit kanë marshuar në drejtim të zyres së kryeministrit.

Protesta vjen dy ditë pasi që kryeministrja Yingluck Shinaëatra, është larguar nga pushteti për shkak se Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim përmes të cilit ka bërë me dije, se ajo e ka abuzuar pushtetin teksa një nënpunës civil e ka transferuar nga një pozitë në tjetrën, në kundërshtim me ligjin.

Mbështetësit e Yingluck dhe shumë analistë, e kanë kritikuar vendimin duke e cilësuar atë si të motivuar politikisht.
XS
SM
MD
LG