Ndërlidhjet

Dy të vdekur e mbi 50 të lënduar nga tërmeti në Pakistan


Ilustrim
Ilustrim
Një tërmet i cili e ka goditur jugun e Pakistanit ka lënë të vdekur dy persona ndërsa të pakten 50 të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Instituti Gjeologjik i SHBA-ve, ka bërë me dije se termeti me magnitudë prëj 4.3 shkallësh, e ka pasur epiqendrën 12 kilometra në veri të qytetit Nawabshah, në provincën Sindh.

Rreth 100 shtëpi janë dëmtuar nga tërmeti.

Shkollat dhe kolegjet e atjheshme sipas zyrtarëve lokalë janë mbyllur ndërsa spitalet e qytetit janë në gjendje gatishmërie.

Pakistani është goditur shpesh nga tërmetet.

Një tërmet që ka ngjarë në shtator të vitit të kaluar prej 7.7 shkallës të Rihterit pati lënë të ndekur 376 persona ,derisa afro 100 mijë persona patën mbetur pa shtëpi.
XS
SM
MD
LG