Ndërlidhjet

Putin në Francë me rastin e Ditës D


Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin
Ambasadori rus në Francë, thotë se presidenti rus, Vladimir Putin, do të marrë pjesë në mbledhjet përkujtimore në Francë, me rastin e 70-vjetorit të Ditës D.

Aleksandr Orlov, tha të enjten për televizionin BFM, se Putin do të marrë pjesë në një ceremoni që do të organizohet më 6 qershor në Normandi.

Kjo ngjarje do të jetë e para që Putin të ketë një shansë të takohet personalisht me udhëheqësit perëndimorë, që nga kriza në mes të Rusisë dhe Ukrainës.

Presidenti amerikan Barak Obama dhe kancelarja gjermane Angela Merkel janë në mesin e personaliteteve që do të jenë në ceremoninë që do të mbahet në Normandi.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Obama nuk e ka në agjendë që të takohet me Putinin gjatë kësaj ceremonie.

Lajmi për pjesëmarrjen e Putinit vjen në të njëjtën ditë kur presidenti i Francës Francois Hollande, ka njoftuar se ia ka bërë me dije udhëheqësit rus së është i mirëseardhur për të marrë pjesë në këtë ngjarje.
XS
SM
MD
LG