Ndërlidhjet

logo-print

Uzbekistani ndalon publikimin e këngëve pa i lejuar ato shteti


Ilustrim

Ilustrim

Uzbekistani së shpejti do ta publikoj rregulloren e re sipas të cilës i ndalon këngëtarët që të publikojnë këngë të reja para se albumet e tyre të marrin aprovimin zyrtar.

Siç bëhet me dije, rregullorja parasheh që çdo artist duhet të marrë leje para se ta incizoj ndonjë këngë të re.

Lejet për këngët që do të publikohen, do të lëshohen nga agjencia Uzbeknavo, që është agjenci shtetërore që e kontrollon industrinë e muzikës në vend.

Sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë brenda agjencisë Uzbeknavo, këto masa do të vendosen me qëllim që të mos publikoen këngë pa kuptim.

Për çdo këngë që do të lejohet me transmetim, artisti është i detyruar që të paguajë 35 euro.

Rregullorja pritet që zyrtarisht të hyjë në fuqi në qershor.

Sipas një rregulloreje të mëhershme, artistët kanë marrë leje paraprakisht për të punuar si interpretues të muzikës.

Këngët e artistëve pa leje, nuk kanë qenë të lejuara për koncerte, në radio, në televizione, në dasma por as në ndonjë vend tjetër publik.
XS
SM
MD
LG