Ndërlidhjet

Së paku 8 njerëz të vrarë Mariupol të Ukrainës


Mariupol...
Mariupol...
Mediat ukrainase raportojnë se së paku tetë njerëz kanë vdekur pasi forcat e sigurisë u përpoqën të sulmojnë një stacion policie të mbajtur nga separatistët në qytetin lindor të Ukrainës të Mariupolit.

Agjencitë e lajmeve thonë se forcat e ukrainase ishin duke u përpjekur të rimarrin përsëri kontrollin e ndërtesës policore, kur u sulmuan nga rebelët pro-rusë.

Interfax citon separatistët të kenë thënë se forcat e sigurisë përdorën makina të blinduara për të bombarduar ndërtesën.

Departamenti i policisë së Mariupolit nuk ka komentuar ende për dhunën e raportuar.

Mariupol është një qendër e madhe industriale dhe e transportit në bregdetin jugor të Ukrainës.

Ndërtesat kryesore në qytetin me popullsi prej gjysmë milioni, janë marrë përsipër nga separatistët në mes të muajit prill.
XS
SM
MD
LG