Ndërlidhjet

logo-print
Një polic taxhik nga rajoni verior i Sughdit u arrestua për propagandimin e islamit selefi, që është i ndaluar rreptësisht në Taxhikistan.

Kapiteni Sharif Mirov, 40 vjeçar, po përballet me një akuzë të nxitjes së urrejtjes etnike, racore dhe fetare.

Avokati i tij, Rahmonali Rajabov, i tha Radios Evropa e Lirë se klienti i tij ishte arrestuar në qytetin jugor të Kulob më 6 maj.

Kjo besohet të jetë hera e parë që një oficer i policisë taxhike është arrestuar për propagandimin e ideve të islamit.

Muajin e kaluar, kryetari i Këshillit Dijetar Islam të Taxhikistanit, Saidmukarram Abdukodirzoda, ka shprehur publikisht shqetësimin në lidhje me "numrin në rritje të pasuesve të islamit shiit dhe selefi" në mesin e zyrtarëve të vendit.

Nëntëdhjetë e pesë për qind e popullsisë së Taxhikistanit, prej 8 milionë, janë myslimanë sunitë, ndërsa 3 për qind janë myslimanë shiitë.
XS
SM
MD
LG