Ndërlidhjet

logo-print

Vdesin tetë njerëz nga përleshjet në Irak


Fallujah...

Fallujah...

Granatimet dhe përleshjet në qytetin irakian të Fallujahs kanë vrarë tetë njerëz.

Ahmed Shami, shefi i spitalit kryesor të qytetit, i tha agjencisë franceze të lajmeve AFP se dy fëmijë ishin në mesin e të vdekurve në dhunën e 9 majit.

Vdekjet e fundit vijnë si shakak i përleshjeve mes forcave qeveritare dhe luftëtarëve të fiseve mbështetëse, që vazhdojë përpjekjet për të rimarrë Fallujahn me shumicë sunite, në perëndim të Bagdadit, nga militantë që e morën atë në janar.

Një sërë sulmesh tjera në Irak vranë 15 vetë më 8 maj.

Dhuna është rritur në Irak kohët e fundit.

Sipas Kombeve të Bashkuara, 8,868 persona u vranë në Irak vitin e kaluar.

Ky është numri më i lartë që nga vitet 2007 dhe 2008.
XS
SM
MD
LG