Ndërlidhjet

logo-print

Ukrainë: 20 të vrarë gjatë përleshjeve


Ministria e Brendshme e Ukrainës thotë se rreth 20 "terroristë" janë vrarë në luftimet mes forcave të sigurisë dhe mbështetësve pro-rus në portin lindor të Ukrainës, Mariupol, më 9 maj.

Luftimet shpërthyen kur forcat e sigurisë sulmuan stacionin policor të mbajtur nga separatistët. Stacioni u djeg gjatë përplasjes.

Agjencia e lajmeve Interfax citon separatistët të kenë thënë se forcat e sigurisë përdorën makina të blinduara për të bombarduar ndërtesën.

Luftimet më 9 maj vijnë kur Ukraina mbajti të heshtur ceremonitë për Ditën e Fitores, për të frikës se tubimet publike mund të ndezin përleshje midis aktivistëve pro-rus dhe mbështetësve të qeverisë.

Por, ka pasur mbledhje joformale për të shënuar përvjetorin e 69 të fitores ndaj Gjermanisë naziste në qytete në të gjithë vendin, duke përfshirë Lindjen e trazuar.
XS
SM
MD
LG