Ndërlidhjet

Rasmussen: Rusia ka destabilizuar Evropën


Anders Fogh Rasmussen

Anders Fogh Rasmussen

Kreu i NATO-s të premten i kërkoi Rusisë të "bëjë një hap prapa" dhe e përshkroi vizitën e presidentit Vladimir Putin në rajonin e aneksuar të Krimesë të papërshtatshëm.

Gjatë një vizite në Estoni, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen tha gjithashtu se nuk ka "dëshmi të dukshme " të tërheqjes së trupave ruse nga kufiri me Ukrainën.

I pyetur për vizitën e parë të Putinit në Krime pasi rajoni u bë pjesë e Rusisë , Fogh Rasmusen theksoi se NATO-ja nuk e njeh aneksimin.

"Ne ende e konsiderojnë Krimenë territor të Ukrainës dhe nga njohuritë e mia, autoritetet ukrainase nuk e kanë ftuar Putin për të vizituar Krimenë, kështu që nga kjo pikë, vizita e tij në Krime është e papërshtatshme", tha ai.

Në fjalën e tij ,shefi i NATO-s akuzoi Rusinë për destabilizim të situatës së sigurisë në Evropë.
XS
SM
MD
LG