Ndërlidhjet

Tanzani: Elefantët mund të zhduken deri më 2020


Kontrabanduesit janë duke i therur elefantët në Tanzani, për lëkurën e tyre.

Me ritmin alarmant që kjo po ndodh, këta elefantë do të zhduken krejtësisht në vetëm shtatë vjetët e ardhshëm, u tha në një konferencë të premten.

Konferenca dy-ditore e mbështetur nga OKB-ja, ka për qëllim të zhvillojë strategji për të ndalur vrasjen e elefantëve në Tanzani.

"Rreth 30 elefantët në ditë janë vrarë ... me këta numra raca do të shfaroset në vitin 2020", tha Shoqëria e Tanzanisë për Mbrojtjen e Elefantëve.

Nënpresidenti i Tanzanisë Mohamed Gharib Bilal kërkoi ndihmën ndërkombëtare në luftën kundër bandave gjithnjë e më të organizuara për vrasjen e elefantëve.
XS
SM
MD
LG