Ndërlidhjet

Të paktën tre persona kanë vdekur pas rrëzimit të një helikopteri në Gana, tha një zyrtar i aviacionit në Afrikën Perëndimore.

Një person i katërt pretendohet që ka vdekur, por trupi ende nuk është gjetur, tha Kwame Mamphey, drejtor i përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil, të premten.

Katër persona të tjerë mbijetuan rrëzimit dhe janë në spital.

Mamphey tha se helikopteri kishte pesë pasagjerë të Ganës dhe tre të huaj, kur ai u rrëzua në det.

Zyrtarët thanë se pasagjerët në helikopter ishin duke planifikuar të punojnë për kompaninë e naftës ruse Lukoil, në një fushë nafte në det të hapur.

E pasur me ar dhe kakao, Gana është një nga vendet më të qëndrueshme financiarisht në Afrikë, por shumë prej qytetarëve të saj janë të varfër.
XS
SM
MD
LG