Ndërlidhjet

Ushtria siriane merr kontrollin e Homsit


Homs
Homs
Buldozerët pastruan rrënojat të premten nga rrugët e Homsit, pasi trupat qeveritarë kanë hyrë në lagjet e fundit të mbajtura nga rebelët, si pjesë e një marrëveshjeje që iu dha luftëtarëve të opozitës dalje të sigurt nga qyteti .

Ofrimi i ndihmës për komunitetet e Nubulit dhe Zahras në provincën e Aleppos ka qenë pjesë e marrëveshjes për që rebelët të largohen Homsi.

Rreth 1,700 rebelë kanë lënë Homsin që nga e mërkura, në bazë të marrëveshjes së arritur nga qeveria dhe opozita.

Tërheqja , e cila i dha fund një luftës së ashpër dy-vjeçare, shënoi një fitore të madhe për presidentin Bashar Asad në luftën civile .

Për rebelët e Sirisë, ishte një goditje shkatërruese.

Marrëveshja dorëzoi në kontrollin e Asadit qytetin e njohur dikur si "kryeqyteti i revolucionit".
XS
SM
MD
LG